Joan Laporta ka folur me zë të lartë dhe të qartë në gala mbrëmjen e XXV “Festa de L'Esport Català” të organizuar nga kjo gazetë, nga UFEC dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i “L'Esport”.
Laporta, i cili ka pranoi çmimin për ekipin më të mirë të grave për këtë vit në emër të Barça Femení, kampionja e re e Evropës, ka qenë shumë i prerë kur i është përgjigjur prezantuesit të ngjarjes, gazetarit Bernat Soler, për ekipin e parë të Barcelonës, përcjell KosovaPress.
"Një cikël ka përfunduar dhe është momenti i rinovimit", tha shkurt dhe qartë presidenti i Barcelonës.
Klubi ende nuk ka vendosur zyrtarisht për vazhdimësinë ose jo të Ronald Koeman në krye të ekipit të parë, por ajo që duket e qartë është se ideja është që të bëhen ndryshime të thella në strukturën e Barçës.