Brighton ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në xhiron e parafundit në Premierligë, duke fituar 3-2 ndaj Manchester City.
Man City e filloi më mirë këtë ndeshje, mirëpo dështoi të mbajë epërsinë e dyfishtë të krijuar.
Ilkay Gungodan zhbllokoi serinë e golave, duke shënuar në minutën e 2-të.
Joao Cancelo u ndëshkua me të kuq në minutën e 10-të, duke e lënë ekipin me 10 lojtarë në fushë.
Phil Foden dyfishoi epërsinë për Man Cityn, derisa Torssard L. shënoi golin, i cili mendohej fillimisht të ishte i nderit.
Megjithatë, Brighton arriti që me shumë sukses të shënojë edhe dy herë të tjera, Webster A. 72. dhe Burn D. 76, për të marrë 3 pikë të plota si vendase ndaj mysafirit.
Kjo fitore nuk është se vlente diçka, pasi City është shpallur kampion derisa Brighton ka siguruar mbijetesën.