Pas 45 minutave lojë, dueli i ‘titanëve’ të Chelsea dhe Leicester është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0.
Gjatë tërë pjesës së parë, Chelsea dominoi pjesëfushën e Leicestër, mirëpo pa arritur të shënojë ndonjë gol.
11 raste të krijuara patën Blutë e Londrës, derisa vetëm një e krijuan ‘Dhelprat’.
Gjatë kësaj pjese u anuluan dy gola të shënuara pikërisht nga i njëjti lojtar, Timo Werner, pasi ky i fundit u gjend në pozitë të parregulltë një herë, ndërsa një herë tjetër preku topin me dorë.
Ky rezultat do t’i shkonte përshtatë Liverpoolit, pasi me një fitore eventuale do të dilte në vendin e katërt.