E ardhmja e sulmuesit të Barcelonës, Antoine Griezmann mbetet në dyshime.
Mediat spanjolle spekulojnë se francezi do shitet në verë në mënyrë që Barcelona të rris fundet për të realizuar disa blerje.
Këtë e ka konfirmuar edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, i cili zbuloi se Griezmann largohet vetëm nëse klubet bëjnë ndonjë ofertë të rëndësishme.
“Presidenti i Atleticos për El Larguer: Do të doja të nënshkruaja me Antonio, por mendoj se Barcelona nuk planifikon ta shesë.
Pozita e Barcelonës është ndryshe: Janë të hapur për shitjen nëse vjen ndonjë ofertë e rëndësishme.
PSG nuk është ndër opsionet e favoritët”, shkroi ai në Twitter.
Ndërkohë, Griezmann thuhet se ka interesim për kalimin në Premierligë.