Laporta paralajmëron skuadrën: Është fundi i sezonit dhe unë do marrë shumë vendime

Futboll

Laporta paralajmëron skuadrën: Është fundi i sezonit dhe unë do marrë shumë vendime

Më: 19 maj 2021 Në ora: 08:38
Laporta paralajmëron skuadrën: Është fundi i sezonit dhe unë do marrë shumë vendime

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka dijeninë që duhen ndryshime të mëdha dhe të shpejta në skuadër.

Barcelona këtë edicion arriti të fitojë Kupën e Mbretit, por dështuan në La Liga ose Ligën e Kampionëve.

Presidenti tha se qysh nga java e ardhshme do të bëjë disa ndryshime për të bërë skuadër garuese që të ‘luftojnë’ për Ligën e Kampionëve dhe La Ligan.

“Kam thënë që në fund të sezonit do ta vlerësojë skuadrën duke u bazuar në ndeshje dhe rezultate”.

“Kupa e Mbretit është fituar, jemi krenar me suksesin, por jemi eliminuar shpejtë nga Liga e Kampionëve dhe liga është e humbur”.

“Duke shikuar nga pikëpamja ime, duke nisur nga java tjetër, do shihni vendime të shpeshta që do bëhen”.

“Duhet të punojmë shumë dhe të kemi skuadër garuese për të fituar Ligën e Kampionëve dhe ligën. Jemi në fund të sezonit dhe e di çfarë duhet të bëjë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, ESPN ka raportuar se Laporta ka huazuar 500 milionë euro, 100 milionë prej tyre do harxhohen menjëherë te pagat e lojtarëve që nuk janë paguar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat