Infektohen 20 lojtarë

Futboll

Infektohen 20 lojtarë

Më: 19 maj 2021 Në ora: 11:16
Infektohen 20 lojtarë

Pesë futbollistë të tjerë të River Plejtit kanë dalë pozitivë me Koronavirus, duke e dërguar numrin total të lojtarëve të infektuar në skuadrën argjentinase në 20.

Klubi nuk ka asnjë nga katër portierët negativë për ndeshjen e së enjtes në Kupën Libertadores kundër kolumbianëve të Santa Fesë dhe ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes.

River Plejti lëshoi një deklaratë ditën e hënë ku thoshte se Lukas Beltran, Flabian Londonjo Bedoja, Gonzalo Montiel, Leonardo Poncio dhe Aleks Vigo ishin lojtarët e fundit që dolën pozitivë dhe iu bashkuan 15 rasteve të tjera që u zyrtarizuan të shtunën, përpara klasikes me Boka Zhuniorsin, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Argjentinës. Boka fitoi me penallti pas barazimit 1-1.

CONMEBOL u lejon skuadrave që të kenë 50 lojtarë. Riveri ka për momentin 32 në dispozicion, përfshirë edhe shumë emra të rinj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat