Sulmuesi Antuan Grizman është një ndër lojtarët që mund të shitet gjatë verës dhe një ndër destinacionet e mundshme është ish skuadra, Atletiko Madrid.
Trajneri i “Los Rijoblancos” dëshiron të përforcojë sulmin, që nuk ka qenë në formën e lartë si më pare.
Presidenti i klubit, Çereno la të hapur mundësinë e nënshkrimit me Griezmanin nëse katalunasit janë të hapur për shitjen, pra që nënkupton se marrëveshja mund të arrihet në javët në vijim.
Grizman pavarësisht që ka filluar të gjejë formën e vjetër, do konsideronte rikthimin te Atletiko, ku kaloi vitet më të mira të karrierës.