Nuk do vesh kurrë rroba të shtrenjta, leksioni i modestisë nga De Ligt

Futboll

Nuk do vesh kurrë rroba të shtrenjta, leksioni i modestisë nga De Ligt

Më: 19 maj 2021 Në ora: 11:23
Nuk do vesh kurrë rroba të shtrenjta, leksioni i modestisë nga De Ligt

Matthijs De Ligt nuk është shndërruar ende në yllin e Serisë A dhe heroin e Juventusit.

Kjo veshje i shkoi përshtat mbrojtësit holandez në kohën kur ishte pjesë e Ajaksit. Megjithatë e gjitha kjo ishte e pritshme pasi kërkohej koha për ambientimin dhe përshtatjen. Në intervistën e fundit që ka dhënë për mediat holandeze, De Ligt ka rrëmbyer zemrat e tifozëve për leksionin e modestisë që ka dhuruar për gjithë të tjerët.

“Gjithmonë kam qenë i veshur në mënyrën që jam tani. Nuk jam fansi i rrobave që shpenzojnë shumë, që janë të shtrenjta. Jam Matthijs, jam vetvetja dhe nuk do të më shihni kurrë duke ikur në stërvitje me rroba të shtrenjta, kaq e thjeshtë. Profesioni im është futbollist dhe dua të jem yll në fushë.

Ndonjëherë njerëzit në klub qeshin me mua, për mënyrën sesi vishem, por nuk më intereson, jam i lumtur vetë. Gjëja më e rëndësishme është që të luash mirë pasi njerëzit të respektojnë kështu shumë më tepër sesa kur vishesh me rroba të shtrenjta”, tha De Ligt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat