Mbrojtësi i Juventusit Leonardo Bonucci përballet me sanksione, pasi dyshohet se i ka shtyrë disa prej bashkëlojtarëve të vet në klub dhe në Kombëtaren e Italisë t’i ndërrojnë menaxherët e vet.
Mediat italiane raportojnë se Zyra e Prokurorit të Federatës së Futbollit të Italisë po e heton Bonuccin, i cili akuzohet se iu ka bërë presion futbollistëve për t’i ndërruar menaxherët personalë.
Alessandro Lucci është përfaqësuesi i Bonuccit dhe themeluesi i Agjencisë Ëorld Soccer. Së fundmi, ai i shtoi lojtarët si aetano Castrovilli, Dejan Kulusevski dhe Gianluca Scamacca në listën e klientëve të tij.
Nën menaxherimin e tij janë, natyrisht Bonucci dhe Edin Dzeko, Alessandro Florenzi, Daniele De Rossi.
Por mediat në italian raportojnë se shumica e tyre janë bashkuar për shkak të presionit, mesazheve të vazhdueshme, premtimeve për kontrata më fitimprurëse dhe madje sigurimin e vendeve në ekipin kombëtar nga Bonucci dhe klientë të tjerë të Luccit.
Të gjithë këtë, sipas Il Messaggero, Bonuci e bëri në zhveshtore e Juventusit dhe Italisë.
Rasti më i ndjeshëm është ai i Scamaccas, i cili ishte ngacmuar nga thirrje të pandërprera telefonike derisa kishte pranuar ta braktiste menaxherin Paolo Paoloni për të nënshkruar me Luccin.