Trajneri i Vllaznisë me “dhimbje koke”

Futboll

Trajneri i Vllaznisë me “dhimbje koke”

Më: 19 maj 2021 Në ora: 12:47
Trajneri i Vllaznisë me “dhimbje koke”

Trajneri i Vllaznisë me “dhimbje koke”, titullari i Vllaznisë do të jetë mungesa e madhe për “finalen” e titullit ndaj Partizanit!

Mbrojtësi i majtë, Aleksandar Isaevski, është mungesa e madhe e Vllaznisë në ndeshjen e së premtes ndaj Partizanit në “Air Albania”.

Lojtari maqedonas ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe është i detyruar të mungojë në këtë takim.

Megjithatë, trajneri Brdariç e ka gati zëvendësuesin e tij, teksa në të majtë do të spostohet Imami, i cili u rikthye titullar që ndaj Kastriotit. Gjasat janë që sulmi të ndryshojë, me Dilaverin që pritet të zërë vendin e Avdijajt..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat