Barcelona dëshiron të shkëmbejë sulmuesin Antoine Griezmann me yllin e Atletico Madridit, Joao Felix.
Sipas Esport3, fakti që Jorge Mendes është agjent i portugezit, bën që shkëmbimi mund të realizohet.
Media spanjolle raporton se Atletico do ishte i lumtur me rikthimin e Griezmannit, derisa Barcelona dëshiron të shpëtojë nga pagat e larta të francezit.
Kjo mundësi shkëmbimi ishte në tavolinë verën e kaluar, por Atletico refuzoi ngase u ndjenë se nuk ishte e drejtë.
Tani, nuk shihet më si i padrejtë, pas një edicioni të mirë të Griezmann dhe një zhgënjyes nga ana e Felix.
Ndërkohë, presidenti Enrique Cerezo ka pranuar se do ishte i hapur për blerjen e Griezmannit, por assesi nuk do ta shesë Felixin.