Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka mbrojtur sulmuesin Ciro Immobile, pasi presidenti i Torinos, Urbano Cairo i komentoi në postimin e tij në Instagram.
“Ciro nuk është vetëm sulmues i Lazios. Ai erdhi në qetësi. Tani ka 150 gola që ka shënuar dhe fanella jonë flet për të”.
“Ai është ‘Mbreti Ciro’ për njerëzit. Është mbret i përulur( që punon si shembull, njeri që sakrifikon vetën dhe e do klubin, bashkëlojtarët, tifozët dhe familjen)”.
“Për klubin, është krenari që e kemi në dhomën e zhveshjes, simbol për njerëzit e Lazios”, deklaroi ai.
Dje, Torino me barazimin ndaj Lazios siguroi qëndrimin në Seria A.