Tre lojtarë të FC Malishevës kanë marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Albion Rrahmani, Donart Vitija dhe portieri Flamur Gashi janë tre lojtarët që i janë bashkuar Përfaqësueses së Kosovës, grup mosha U21.
Këto ftesa nga Përfaqësuesja U21 e Kosovës vijnë pas paraqitjeve fantastike nga këta lojtarë, të cilët i ndihmuan shumë skuadrës së tyre gjatë këtij sezoni.
Lajmin për TV Malisheva e ka konfirmuar kryetrajneri i FC Malishevës, Arsim Thaçi.
Kujtojmë se FC Malisheva ditë me parë ka fituar titullin në Grupin A të Ligës së Parë duke kaluar kështu në garë të Superligës.