Mundësitë janë të mëdha që Harry Kane të largohet nga Tottenham Hotspur.
Këtë e ka konfirmuar edhe gazetari i njohur, Fabrizio Romano.
Sulmuesi anglez ka shkëlqyer te klubi londinez, por ende nuk ka shijuar asnjë trofe me Spursat.
Sipas Romanos, Tottenham nuk ka për qëllim shitjen e Harry Kane.
“Manchester City janë seriozisht të interesuar dhe planifikojnë të nisin bisedimet”, shkruan Fabrizio Romano.