Kupa e Amerikës është në rrezik, ja arsyeja

Futboll

Kupa e Amerikës është në rrezik, ja arsyeja

Më: 19 maj 2021 Në ora: 16:42
Kupa e Amerikës është në rrezik, ja arsyeja

Zhvillimi i Copa America në Kolumbi është gjithmonë e më shumë në rrezik. Dhjetëra manifestues janë grumbulluar para zyrave të federatës në Bogota për të kërkuar anulimin e turneut.

Nga 28 prilli, në Kolumbi kanë shpërthyer protestat kundër Qeverisë dhe përplasjet me forcat e rendit kanë shkaktuar të paktën 42 të vdekur, mes të cilëve një polic, dhe mbi 1600 të plagosur.

Një klimë e tillë tensioni e bën të pamundur zhvillimin e turneut në siguri. Argjentina, vendi tjetër organizator, është e gatshme ta zhvillojë e vetme turneun.

Këtë e ka pohuar presidenti i republikës Alberto Fernadnez: “Me kusht që të gjithë të respektojnë protokollin shëndetësor”.

Të enjten është parashikuar një mbledhje e CONMEBOL në Asuncion, ku do të merret një vendim në lidhje me këtë. Kujtojmë se Copa America do të zhvillohet nga 13 qershori deri më 10 korrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat