Komisioni disiplinor i shkallës së parë, mori vendim për dënim me 300 euro gjobë ndaj trajnerit të Dukagjinit, Armend Dallkut.
Ky vendim erdhi pasi Dallku hodhi akuza ndaj gjyqtarit të finales së Kupës së Kosovës, Genc Nuzës, për favorizim të skuadrës së Llapit.
Për këtë vendim, ka reaguar edhe kryetari i klubit, Fabian Veseli.
“Ju ekspertët e FFK-së mundeni të na denoni,mundeni të na demtoni,mundeni të keni 120 min tendencë me referin tuaj Genc Nuza,por një gjë si Kryetar i këtij klubi u’a them, kurrë në jetën tuaj gojën për padrejtesi nuk mundeni te na e ndalni”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.