Arsenali raportohet se do të tentojë transferimin e Netos gjatë afatit kalimtar të verës.
Londinezët ishin afër huazimit të tij në janar, por që në fund një marrëveshje mes palëve nuk ishte arritur.
Sidoqoftë, Arsenali thuhet se nuk ka hequr dorë nga portieri brazilian dhe do tentojë sërish të nënshkruaj me të.
“Mundo Deportivo” shkruan se 31-vjeçari do largohet nga Barcelona pas përfundimit të sezonit, pasi që nuk ka arritur të mposht konkurrencën e Marc-Andre ter Stegen.
Neto po kërkon minuta më shumë, teksa Arsenali është në kërkim të një portieri për t’ia shtuar konkurrencën Bernd Lenos.
Neto ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri më 30 qershor të vitit 2023. Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 10 milionë euro.