Shqiptari dënohet rëndë nga Federata e Futbollit të Italisë

Futboll

Shqiptari dënohet rëndë nga Federata e Futbollit të Italisë

Më: 19 maj 2021 Në ora: 18:44
Shqiptari dënohet rëndë nga Federata e Futbollit të Italisë

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare është dënuar nga Federata e Futbollit të Italisë.

Ky denim erdhi pasi Tare u fjalos ashpër me gjyqtaren, madje edhe e kërcënoi atë.

Igli Tare është gjobitur me 5,000 € dhe ka marrë një ndalim nga çdo aktivitet brenda FIGC.

Madje, ai e ka të ndaluar  që të përfaqësojë Lazion deri më 31 maj.

Pezullimi i Tares vjen pasi u përpoq të përballej me gjyqtarin në tunel duke përdorur mënyra kërcënuese, pretendoi Gjykatësi pasi lexoi raportin nga gjyqtari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat