Në xhiron e parafundit të Premierligës angleze skuadra e Liverpoolit do të ballafaqohet me Burnleyn skuadër kjo e cila tashmë e ka siguruar mbetjen në elitën e futbollit anglez.
Ekipi i Jurgen Klopp është në një luftë të hapur me Chelsean dhe Leicester Cityn për njërën nga pozitat që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, përcjell KosovaPress.
Tre pikë të reja sonte do ta barazonin Liverpoolin me pikë me Leicester Cityn, nga 66 pasi këta të fundit u mposhtën të martën nga Chelsea me rezultat 2-1.
Këto janë formacionet zyrtare:
Burnley: Norris, Lowton, Tarkowski, Mee, Taylor, Mcneil, Westwood, Cork, Brownhill, Gudmundsson, Woord
Liverpool: Alisson, Arnold, Phillips, Wiliams, Robertson, Fabinho, Wijnladum, Thiago, Mane, Salah, Firmino