Edicioni 2020/21 ishte shumë i errët për Barcelonën duke mos arritur të fitojë asnjë titull të rëndësishme, përveç Kupës së Mbretit, dhe ky fakt nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Ronald Koeman ka dështuar në luftën për titull në La Liga si dhe është eliminuar herët nga Liga e Kampionëve, përcjell KosovaPress.
Ditëve të fundit është duke u spekuluar se brenda skuadrës do të ketë ndryshime të mëdha para sezonit të ri dhe një gjë të tillë e konfirmoi edhe presidenti Joao Laporta kur deklaroi se “ky cikël i Barcelonës ka përfunduar”.
E ardhmja e Lionel Messit është ajo që duhet te sqarohet e para po një pasiguri e madhe duket edhe me atë të sulmuesit francez Antoine Griezmann.
Rikthimi i tij në Atletico Madrid nuk është i përjashtuar dhe së fundi për këtë mundësi ka folur presidenti i Atleticos i cili deklaroi:
“Do të doja të nënshkruaja Antoinen por mendoj se Barça nuk po planifikon ta shesë atë ".