Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot e ka përcjellë finalen e Kupës së Kosovës në futboll (femrat), mes Mitrovicës dhe Kosova VR.
Ish presidentja ka bërë një foto me fituesen e Kupës, Mitrovica dhe ka një mesazh të qartë për sportistet.
“Sot KFF "Mitrovica" dhe KFF "Kosova VR" luajtën ndeshjen finale të Kupës së Kosovës për femrat.
Së bashku me z. Agim Ademi, Kryetarin e FFK-së, patëm nderin që të ndajmë kupën për ekipin fitues KFF "Mitrovica".
Përgëzoj dy ekipet për lojën e shkëlqyer që bënë dhe në të njejtën kohë shpreh kënaqësinë time për vullnetin dhe dëshirën e më shumë grave dhe vajzave për t'ju bashkangjitë sportit”, ka shkruar ish presidentja.