Ndeshja ndaj Aston Villas mund të ishte e fundit për Kane në “White Heart Lane”

Futboll

Ndeshja ndaj Aston Villas mund të ishte e fundit për Kane në “White Heart Lane”

Më: 19 maj 2021 Në ora: 22:02
Kane

Tottenhami ka pësuar një disfatë me rezultat 2-1 nga Aston Villas në xhiron e parafundit të Premierligës angleze.

Kjo njëherit mund të ishte edhe ndeshja e fundit e top sulmuesit Harry Kane në këtë stadium dhe para tifozëve të kësaj skuadre.

Është raportuar ditëve të fundit nga mediat angleze se Harry Kane ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të lirohet për ta vazhduar karrierën në një klub tjetër.

Numri 10 i Tottenhamit thuhet se nuk dëshiron që të largohet nga kampionati anglez derisa Manchester City i Pep Guardiolas përmendet si skuadra e preferuar e tij.

Gjithsesi edhe Manchester United dhe Chelsea janë duke e vëzhguar me kujdes zhvillimin e kësaj situate dhe mund të dalin me oferta konkrete për shërbimet e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat