Skuadra me renome e futbollit Vëllaznimi nga Gjakova, ka bërë të ditur se sot ka ndërruar jetë Ali Lloqani.
“Me pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ali Lloqanit, punëtorit të madh e të paepur i cili ka dhënë kontribut të çmuar për Klubin tonë.
Sidomos do të mbetet i paharruar kontributi i Ali Lloqanit në KF Vëllaznimi.
Ai u dallua me punën e madhe në Klub dhe si rezultat i angazhimit të tij dhe me virtytet e larta që e karakterizonin, ka fituar respektin dhe mirënjohjen e të gjithëve. Ishte mik i jashtëzakonshëm jo vetëm për futbollistët, por edhe për opinionin futbolldashës e më gjerë.
Andaj, na lejoni të ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella, familjes Lloqani, miqve e dashamirëve të tij, për humbjen e një punëtori kaq të zellshëm.
I paharruar qoftë emri i Ali Lloqanit, u prehtë në paqë dhe i lehtë i qoftë dheu”, shkruan në faqen e KF Vëllaznimi.