Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, zhgënjen më javën e 35-të të Kampionatit të Malit të Zi.
Ata pësuan humbje minimale me rezultat 1:0 nga OFK Titogradi në Podgoricë.
Deçiqi përfundimisht humbi hapin për vend të dytë.
Roganoviq shënoi në minutën e 65-të, që ishte fatal për tuzjanët.
Nikoliq u përjashtua me karton të kuq në minutën e 48-të, duke lënë Deçiqin plot 42 minuta me një futbollist me pak.
Deçiqi është në pozitën e tretë me 53 pikë një javë pa ra perdja e kampionatit dhe OFK Titogradi renditet i fundit me 28 sosh.