Shqiptarët Arijan Ademi dhe Lirim Kastrati, me Dinamon e Zagrebit, e fituan Kupën e Kroacisë. Dinamo ka shënuar fitore me rezultat 6:3 ndaj Istra 1961.
Futbollisti Ademi realizoi në minutën e 9-të për epërsinë 2:0.
Shënuesit: 1:0 Orshiç (6’), 2:0 Ademi (9’), 3:0 Majer (33’), 3:1 Hara (52’), 3:2 Hara (53’), 4:2 Ivanushec (59Ç), 4:3 Grzhan (63’-nga penalltia, 5:3 Orshiç (75’), 6:3 Gavranoviç (84’).
Ademi u paraqit standard dhe reprezentuesi i Kosovës, Kastrati nga minuta e 85-të.
Dinamo e kurorëzon edicionin 2020/2021 në mënyrën më të mirë, duke fituar titullin dhe Kupën e Kroacisë.