Finale dramatike, Juventusi fiton Kupën e Italisë.
”Zonja e Vjetër” e mposhti me rezultat 2:1 Atalantën.
Tre gola dhe secila më i bukur se tjetri, në një finale interesante.
Në minutën e 31-të, pas një rrëmuje në zonë, McKennie asistoi për bukuri deri të Dejan Kulusevski, i cili nga një pozitë si anash e nga rreth 14 metra shënoi supergol në shtyllën e dytë (në këndin djathtë), 0:1 për Juven.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/19/auto_2350d69d13efe4f60fd3e720abb4257eo21621457782.jpg)
Nuk vonoi shumë dhe skuadra nga Bergamo barazon rezultatin.
Futbollisti Ruslan Malinovsky nga rreth 15 metra me një goditje të fortë shënoi në këndin e majtë të ‘Zonjës së Vjetër’, 1:1.
Në minutën e 73-të, Kalusevski asistoi për Federico Chiesa, i cili doli i vetmuar dhe me një goditje të fortë e mposhti portierin Gollini.
Shqiptari Berat Gjimshiti u paraqit nga minuta e 77-të, me gjithë orvatjet nuk arritën të barazojnë rezultatin.
Trajneri i Juves, Pirlo, megjithatë e shpëton sezonin, duke fituar Kupën e Italisë, por ende nuk dihet se a do të sigurojnë biletën për në Champions League.