Hipoteza e shkëmbimit Griezmann-Joao Felix, vjen përgjigja negative

Futboll

Hipoteza e shkëmbimit Griezmann-Joao Felix, vjen përgjigja negative

Më: 20 maj 2021 Në ora: 10:33
Antoine Griezmann dhe Joao Felix

Në mediat spanjolle qarkulloi ditën e djeshme një lajm rreth merkatos së Barcelonës dhe Atletico Madrid. Në skenë një shkëmbim në sulm: Antoine Griezmann përsëri nën urdhrat e Diego Simeones dhe Joao Felix në “Camp Nou” në një skuadër me Leo Messin.

Një shkëmbim i bujshëm do të ishte, por “Colchoneros” e kanë mohuar këtë hipotezë.

Pavarësisht rendimentit të dobët që ka pasur këtë sezon, Joao Felix konsiderohet shumë i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e skuadrës së kryeson La Liga.

Atletico Madrid ka kryesuar kampionatin spanjoll këtë sezon. Një javë ka mbetur për t’u luajtur deri në fund të sezonit dhe djemtë e Diego Simeones janë një fitore larg triumfit të madh, që mungon tek Atletico prej vitit 2014.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat