Selektori i Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski, ka bërë të ditur listën e futbollistëve që do të luajnë në Kampionatin Evropian 2020, në muajin qershor në Bukuresht dhe Amsterdam.
Angellovski kryesisht do të udhëtojë në EURO 2020 me listën e pritur.
Sipas lejes nga UEFA, Angellovski ka ftuar 26 lojtarë që do të konsiderohen për Kampionatin Evropian.
Në listë janë gjashtë shqiptarë Visar Musliu (MOL Fehervar-Hungari), Egzon Bejtullai (Shkëndija nga Tetova), Ezgjan Alioksi (Leeds Utd - Anglia), Ferhan Hasani (Partizani nga Tirana), Arijan Ademi (Dinamo nga Zagrebi), Enis Bardhi Levate - Spanjë).