Anhel Di Maria është bërë lojtari me më shumë asiste në gola të shënuara (104) në historinë e klubit të Paris Sen Zhermenit.
Argjentinasi asistoi në golin e shënuar nga Kilian Mbape në finalen e Kupës së Francës dhe tejkaloi rekordin e mëparshëm të klubit francez.
Di Maria njihet për lojën e tij të mirë me top dhe gjithashtu edhe për asistimet e tij të jashtëzakonshme.
Për këtë rekord, e ka uruar edhe braziliani Nejmar, duke postuar një foto në llogarinë e tij në “Instagram”. 33 vjeçari mund ta zgjasë këtë rekord akoma më shumë, pasi nuk ka indikacione se ai do të largohet nga klubi parisien.
Rekordi i mëparshëm ishte në pronë të Safet Sushiçit, i cili kishte 103 asiste.