Tundohet nga ideja Gennaro Gattusos

Futboll

Tundohet nga ideja Gennaro Gattusos

Më: 20 maj 2021 Në ora: 12:07
Inzaghi nuk po rinovon kontratën me Lazion

Simone Inzaghi nuk po rinovon kontratën me Lazion dhe Igli Tare po sheh për alternativa të tjera.

Drejtori sportiv i klubit bardhekaltër tundohet nga ideja Gennaro Gattuso sipas raportimeve të GDS.

Ky i fundit do të largohet nga drejtimi i Napolit në fund të sezonit, edhe pse është afër sigurimit të një bilete për në Champions League.

Opsioni Fiorentina ra për ish-mesfushorin “luftarak” të Milanit, i cili përflitet edhe si një opsion për të zëvendësuar Andrea Pirlon në pankinën e Juventusit.

Gjithsesi, Tare po nxiton dhe së shpejti do të nisë negociatat me agjentin e Gattusos, i cili do e pranonte me kënaqësi transferimin në kryeqytetin italian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat