Ruben Dias ka fituar çmimin “Futbollisti i Vitit”. Ky çmim ndahet çdo vit në Angli nga FWA – Shoqata e Shkrimtarëve të Futbollit.
Ruben Dias e fitoi këtë çmim për vitin 2021, duke u vlerësuar më së larti nga të gjithë futbollistët tjerë në Angli.
Qendërmbrojtësi portugez ka ndihmuar shumë skuadrën e tij në këtë sezon, sezon i cili për të është vetëm i pari me fanellën e “Qytetarëve”.
Dias me Manchester Cityn deri më tani ka siguruar titullin e kampionit në Premier Ligë, teksa janë kualifikuar edhe për në finale të Ligës së Kampionëve.
Manchester City gjithashtu ka fituar edhe trofeu e Kupës Carabao.