Liverpool gati të rikthejë Ramsey-n në Premier League!
Aaron Ramsey mund të rikthehet sërish në Premier League, këtë herë te Liverpool.
“The Reds” janë vënë në kërkim të një mesfushori për sezonin e ardhshëm dhe uellisani duket se plotëson kërkesat e trajnerit Jurgen Klopp i cili ka dhënë “ok” për blerjen e 30-vjeçarit.
Juventusi që zotëron kartonin e futbollistit për t’u liruar nga paga e lartë e lojtarit është gati të nisë menjëherë bisedimet me anglezët, të cilët për ta transferuar lojtarin në Anfield kanë gati ofertën prej 12 milionë eurosh.