Sam Allardyce dha dorëheqjen nga drejtimi i West Bromwich, pas humbjes në shtëpi nga West Ham.
Ish-trajneri i Anglisë, e mori drejtimin e ekipit në dhjetor pas shkarkimit të Slaven Biliq, por as ai nuk ishte në gjendje të shpëtonte klubin e Midlands nga një kthim i menjëhershëm në Championship.
West Bromwich bëhet klubi i parë i drejtuar nga Big Sam që rrëzohet një kategori më poshtë, pasi asnjëherë më parë 66-vjeçari nuk kishte dështuar në misionin e tij për të shpëtuar një skuadër nga rënia nga kategoria.
Gjatë fjalimit të tij, ai deklaroi se drejtuesit i kërkuan që të qëndronte, por ai shtoi se vendimi i tij për t’u larguar nuk ka kthim pas.