Sergi Roberto mund të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas “Diario Sport”, Barcelona ka vendosur t'i ndajë rrugët me spanjollin.
Krerët e klubit katalunas besojnë se koha e 29-vjeçarit në skuadër është harxhuar, duke mos e futur në planet për të ardhmen.
Kontrata e Robertos skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, teksa nuk ka ndonjë plan për zgjatje të saj.
Sergi Roberto në tregun e transferimeve vlerësohet me 25 milionë euro.