Mesfushori boshnjak pritet të largohet nga Barcelona gjatë verës pasi nuk është ambientuar si duhet në “Camp Nou”. Nuk përjashtohet as mundësia e rikthimit të tij në Juventus
Miralem Pjanic i ka bërë valixhet gati për t’u larguar nga Barcelona. Mesfushori kreativ nuk ka lënë gjurmë në “Camp Nou” pasi nuk arriti ta gjente veten dhe të fitonte minuta të mjaftueshme për të shfaqur aftësit e tija.
Prandaj, mungesa e ambientimit do t’i kushtojë atij me largim nga gjiganti katalunas.
Sidoqoftë, interesimi i klubeve të njohura evropiane për përfaqësuesin boshnjak nuk mungon. Mediumi francez “Le10Sport” raporton se veterani 31 vjeçar është bërë objektiv i Paris Saint-Germainit dhe Chelseat.
Pasi nuk arriti ta siguronte një vend titullari në Barcelonë, Pjanic mund të lëvizë gjatë verës në Francë ose në Angli. Gjithashtu, në opsion është edhe rikthimi i tij në Juventus, ku luajti me sukses për disa sezone pasi ishte transferuar nga Roma.