Ish-futbollisti i Realit dhe PSG-së i befason të gjithë me blerjen!
Ish-futbollisti i Realit të Madridit dhe PSG-së, Jese Rodriguez, ka një dobësi të theksuar për makinat luksoze, aq sa futbollisti 28-vjeçar, së fundmi nuk ka nguruar t’i bëjë vetes dhuratë një Lamborghini UrusMansory Venatus me 820 kuaj fuqi, e cila ka vlerë e 400 mijë eurove.
Pas dështimit, te Reali dhe PSG-ja, Jese aktualisht është pjesë e Las Palmasit. Eksperienca me klubet prestigjioze, e bën atë që të jetë në qendër të vëmendjes për sa i përket çështjeve që s’kanë lidhje me futbollin.
Me makinën e fundit luksoze, spanjolli ka “sfiduar” kështu kolegët e tij.