Ndarja nga jeta e legjendës së Argjentinës, Diego Armando Maradona në nëntorin e kaluar solli një valë të madhe gjyqesh ku nuk munguan dhe akuzat për vrasje ndaj personave që u morën me mjekimin e “Pebe de Oro”.
Një lajm i rëndësishëm është publikuar nga gaezta argjentinase “La Nacion”, teksa shkruhet se drejtësia argjentinase akuzon për vrasjen e Maradonës 7 persona në mes të cilëve neurokirurgun që e operoi, Leopoldo Lukue.
Sipas gjykatësve, kujdesi i ofruar ndaj Maradonës në ditët e fundit të jetës së tij ishte i munguar dhe i papërshtatshëm për shëndetin e “Pibe de Oro”, shkruan panoramasport.
7 personat rrezikojnë nga 8 deri në 25 vite burg, teksa u është ndaluar dalja jashtë Argjentinës dhe pritet të paraqiten në seancat dëgjimorë në datat 31 maj dhe 14 qershor për të marrë dhe vendimin përfundimtarë.