KFF Mitrovica, kampione dhe fituese e Kupës së Kosovës, një sukses i jashtëzakonshëm.
Vashat mitrovicase treguan lojëra të mira dhe nuk patën rivale të denjë, ndërsa në finale të Kupës triumfuan me rezultat 6:0 ndaj Kosova VR.
Kryetrajnerja e Mitrovicës, Suada Jashari, është e kënaqur me vashat e saj, sidomos që brenda një kohe të shkurtër si trajnere mblodhi të gjitha trofetë.
“Dy tituj për një kohë shumë të shkurtër në karrierën time si trajnere e re e KFF Mitrovica, janë një fillim i mbarë për mua.
Uroj që të vazhdojmë edhe për shumë të tjerë..
Faleminderit pafund për presidentin e ekipit Hajrullah Haxhiu për mbështetjen e madhe që më ka dhënë si dhe pjesës tjetër të stafit të ekipit, lojtareve dhe të gjithë njerëzve të tjerë që më kanë përkrahur”, ka shkruar Jashari në profilin e saj në facebook.