Tottenhami në udhëkryq me Harry Kanen!
Situata e klubit londinez Tottenham Hotspur është përkeqësuar ndjeshëm dhe, sikur të mos mjaftonte mungesa e rezultateve në fushën e lojës, tani ka dalë në dritë edhe problemi i largimit të sulmuesit kryesor të ekipit, Harry Kane.
Zëvendëskapiteni i “gjelave” u pa të mërkurën në mbrëmje të veçohej dukshëm nga të tjerët, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Aston Villan, për t’u përshëndetur me tifozët e pranishëm në Tottenham Hotspur Stadium.
Sulmuesi i mirënjohur i “spurs” u pa me sy të përlotur të përshëndeste dhe duartrokiste fansat e shumtë që preferuan për të qëndruar në shkallët e stadiumit modern të ekipit londinez, në atë që me shumë gjasa konsiderohet si edhe takimi i tij i fundit me fanellën e Tottenhamit në “New White Hart Lane”.