Lampard: Do të kisha dëshirë ta takoja

Futboll

Lampard: Do të kisha dëshirë ta takoja

Më: 20 maj 2021 Në ora: 18:26
Lampard: Do të kisha dëshirë ta takoja

Thomas Tuchel ka falënderuar paraardhësin e tij Frank Lampard para pak ditësh për punën e bërë në pjesën e parë të sezonit dhe ish-mesfushori i ka kthyer nderin kolegut:

“Më ka ardhur mirë t’i dëgjoja ato fjalë, sepse mendoj se ka të drejtë.

Besoj se do të kisha bërë të njëjtën gjë po të kisha qenë në vendin e tij”, ka thënë Lampard.

“Do të kisha dëshirë ta takoja, por është më i zënë me punë se unë në këtë moment, kështu që po i jap një ose dy javë kohë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat