Lojtari që u harrua nga Shqipëria, me kontratë të skuadra italiane

Futboll

Lojtari që u harrua nga Shqipëria, me kontratë të skuadra italiane

Më: 20 maj 2021 Në ora: 18:36
Lojtari që u harrua nga Shqipëria, me kontratë të skuadra italiane

Italia vazhdon të mbetet një oaz ku shkëlqejnë e promovohen futbollistë të shumtë shqiptarë, të shpesh cilët spikatin me lojën e tyre që në moshë shumë të re. E tillë është edhe situata e Elmando Gjinit, djaloshit 18-vjeçar i cili aktualisht është pjesë e Genoas.

Djaloshi, edhe pse i rritur në Suedi, është bërë pejsë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë që i vogël, duke luajtur me atë U17 në dy edicione radhazi në kualifikueset e Europianit në 2017 dhe 2018. Një talent i cili spikati në mesfushë me Bromopojkarna në Suedi, ku banonte me familjen e tij, por u piketua nga klubet italiane. Ndaj në vitin 2019 ai kaloi fillimisht te Bolonja, e më pas të Genoa, e cila e rreshtoi shtatlartin 1,95 metra në qendër të prapavijës dhe jo në mesfushë siç kishte luajtur ai rregullisht, shkruan Vipsport.

Sinjalet në këtë pozicion të ri ishin të shkëlqyera dhe Gjini u kthye në një nga elementët kryesorë të ekipit të të rinjve të Genoa. Për këtë arsye klubi ka vendosur ta shpërblejë atë me një kontratë profesionisti, meqë djaloshi i datëlindjes 2002, sapo ka mbushur 18 vjeç dhe kështu mund të mbajnë larg ndonjë pretendent tjetër për firmën e tij. .

Kështu, Gjini në të ardhmen mund të bëhet një tjetër lojtar që i shtohet kolonisë së mbrojtësve shqiptarë që aktivizohen në Serinë A. Por ndërkohë, emri i tij prej tre vitesh nuk figuron në listat e të rrumbulluarve nga kombëtaret e moshave të FSHF, për arsye që i dinë vetëm në FSHF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat