Kane vë në shënjestër Messin dhe Ronaldon

Futboll

Kane vë në shënjestër Messin dhe Ronaldon

Më: 20 maj 2021 Në ora: 19:17
Kane vë në shënjestër Messin dhe Ronaldon

Ndeshja e fundjavës së ardhshme mund të jetë e fundit për Harry Kane me fanellën e Tottenham.

Sulmuesi anglez është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato dhe Spurs duket se do ta shesin yllin e tyre në fund të sezonit për të rregulluar bilancin.

“Nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Ndoshta Levy do të vendosë të më shesë nëse do të vijë një ofertë prej 100 milionë sterlinash  (115 milionë euro)”, ka thënë anglezi për Skybet.

“Nuk dua të arrij në fundin e karrierës me pengje, dua të jem futbollisti më i mirë i mundshëm. Nuk kam frikë të them se dua të jem më i forti dhe se do të doja të arrija në nivelet e Messi-t dhe Ronaldo-s. Objektivi im është që të fitoj trofe çdo vit, të shënoj 50, 60, 70 gola në sezon”, ka përfunduar Kane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat