19 vite pas herës së fundit, Venezia ka mundësinë e artë që të kthehet në Serie A… Sigurisht që duket sikur ka kaluar një përjetësi dhe ndaj askush nuk mund ta mendonte se Venezia e Zanettit do të mund të ishte këtu, 180 minuta larg ëndrrës së madhe…
Në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Lecce në “Via del Mare” sonte, barazimi 1-1 ka qenë bileta drejt finales së playoff.
Në fakt, pasi Venezia në fushën e saj kishte fituar 1-0, arriti të merrte barazim jashtë fushe dhe të kualifikohej.
Një hap larg parajsës falë edhe një gabimi që do të kushtojë shumë te sulmuesi i Leçes, Mancosu. Sepse pesë minuta nga fundi kur ndeshja ishte ende 1-1, ai do të humbiste një penallti që mund të hapte shpresat.
Pas golit të Aramu në fund të pjesës së parë, Pettinari barazoi rezultatin në 1-1 në pjesën e dytë.