Buffon do të largohet nga Juventusi

Futboll

Buffon do të largohet nga Juventusi

Më: 21 maj 2021 Në ora: 11:07
Buffon do të largohet nga Juventusi

Tashmë është edhe zyrtare që Gianluigi Buffon do të largohet nga Juventusi në fund të këtij edicioni.

Portieri legjendar e ka konfirmuar këtë vet, ndërsa ka thënë se mbetet të shihet nëse do të pensionohet apo do të ketë ndonjë ofertë që ia vlen.

Ekipi nga Serie B, Monza raportohet se e ka kontaktuar portierin 43 vjeçar.

Monza nuk arriti të inkuadrohej në Serie A, duke u eliminuar në play-off nga Cittadella.

Shefi i Monzas, Galliani e ka kontaktuar portierin italian, megjithatë tani për tani nuk ka asnjë ofertë reale me shifra që lidhen me vitet e kontratës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat