Është mbyllur kampionati belg sa i përket çështjes së fituesit të titullit. Për të dytin vit radhazi është Klub Brizh që fiton trofeun, pasi sezonin e shkuar u mbyll përpara kohe dhe pa playoff, duke qenë se ndërhyri pandemia…
Për Klub Bruzh është titulli i 17-të në historikun e klubit dhe kjo skuadër do të përfaqësojë Belgjikën në grupet e Ligës së Kampionëve .
Ka mjaftuar një barazim 3-3 ndaj Anderlehtit për t’i dhënë atë pikën që i duhej për t’u shpallur kampion, pasi ka 3 pikë më shumë se Genk-u në vendin e dytë.
Edhe nëse në ndeshjen e fundit të mbetur do të humbiste dhe barazohej, rregullorja parashikon se kush ishte më lart në sezonin e rregullt, shpallet kampion dhe Klub Brizh e mbylli sezonin e rregullt mbi skuadrën e Genk-ut.