Pronari i Chelseta, Roman Abramovich, ka paralajmëruar trajnerin Thomas Tuchel.
Sipas “The Telegraph”, Abramovich i ka thënë skuadrës së tij që të mos bëjë të njëjtin gabim si Arsenali dhe Totenhami.
Pronari i bluve duket se është i shqetësuar se skuadra e tij mund të festojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, siç bëjnë në veriun e Londrës.
Dhe Abramovich shpreson që ta kthejë skuadrën e Tuchelit në një pretendente për titullin sezonin e ardhshëm. Miliarderi rus nuk do që askush të jetë i kënaqur te Çellsi dhe ia ka bërë të ditur këtë trajnerit të tij.