Kane: Nuk dua të kem pengje në fund të karrierës

Futboll

Kane: Nuk dua të kem pengje në fund të karrierës

Më: 21 maj 2021 Në ora: 12:37
Kane: Nuk dua të kem pengje në fund të karrierës

“Ndoshta, presidenti Levy dëshiron të më shesë nëse merr një ofertë prej 100 milion paundësh.

Nuk dua të kem pengje në fund të karrierës, dua të jem futbollisti më i mirë i mundshëm.

E ndjej që mund të kem një tjetër karrierë përpara, mund të luaj edhe 7-8 vite të tjera. Nuk e kam frikë ta them: dua të bëhem më i forti, dua të arrij në nivelet e Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos. Objektivi im është të fitoj trofe çdo vit, dua të shënoj nga 50, 60 apo 70 gola në sezon”, u shpreh Harry Kane ditën e djeshme.

Sulmuesi anglez shprehu qartë dëshirën për t’u larguar nga Tottenham. Dy klubet e Manchesterit janë të interesuara për shërbimet e tij, por në garë është futur edhe Chelsea. ESPN raporton se “Blutë e Londrës” janë gati të përfshijnë disa lojtarë.

Emra si Tammy Abraham dhe Kepa Arrizabalaga, por edhe një shumë e madhe parash i ofrohen Tottenham për kartonin e kapitenit dhe goleadorit kryesor të ekipit. Erling Haaland dhe Romelu Lukaku janë dy emrat e tjerë që pëlqehen për majën e sulmit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat