Rodrigo De Paul vazhdon të ketë dyshime lidhur me të ardhmen e tij.
Gjatë një interviste, kapiteni i Udineses deklaroi se ai tashmë e ka shkruar historinë me klubin dhe për këtë është shumë krenar.
Ai deklaroi se gjithçka që duhet të thotë ja ka bërë të ditur si drejtuesve të klubit ashtu edhe menaxherit e tij dhe se nuk ka se çfarë të shtojë më shumë. 26-vjeçari pohoi se është në djeni që në drejtim të tij ka shumë kerkesa nga ekipe të mëdha të Europës, por për momentin ai është i përqëndruar te sfida e fundit në kampionat.
Argjentinasi theksoi sepasi gjithçka të përfundojë, ai do të shqyrtojë çdo gjë me kujdes.