Gareth Bale mesa duket ka probleme të theksuara fizike të cilat nuk e lejojnë të stërvitet më shumë se tre herë në javë.
Këtë program sulmuesi është i detyruar ta ndjekë në mënyrë që të mos ketë dëmtime afatgjate.
Lojtari i kombëtares uellsiane është aktualisht në huazim te Totenhem, ndërsa nuk ia ka dalë të rikthehet në versionin e tij më të mirë.
Ndaj, Spurs nuk do të rinovojë huazimin e tij dhe lojtari do të kthehet në Madrid për të kryer edhe një vit që i ka mbetur në kontratë.
Më pas, sipas mediave, Bejl do të tërhiqet nga futbolli i luajtur edhe pse do të jetë në moshën 32-vjeçare.