Sezoni fantastik i Ruslan Malinovskyi me fanellën e Atalantës ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane.
Sipas mediave angleze, në garë për kartonin e mesfushorit, i cili këtë sezon ka realizuar 10 gola mes kampionatit dhe Kupës së Italisë kërkohet me insistim nga Chelsea dhe Paris Saint Germain.
Trajneri i “Bluve të Londrës” Thomos Tuchel e pëlqen shumë ukraninasin, të cilin e shikon si përforcimin ideal për mesin e fushës për sezonin e ardhshëm.
Për të mposhtur konkurrencën e parizienëve, klubi anglez ka nisur menjëherë bisedimet me bergamaskët, të cilëve u ka ofruar shumën e kërkuar, pra 25 milionë euro.